Qorrolli i zhgënjyer: Rrugaçëria është kalimtare, drejtësia do të triumfoj

Lajme

Qorrolli i zhgënjyer: Rrugaçëria është kalimtare, drejtësia do të triumfoj

Nga: V.N Më: 18 mars 2022 Në ora: 16:39
Vigan Qorrolli

Njohësi i çështjeve juridike, Vigan Qorrolli, ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook, për të shprehur zhgënjimin e tij në lidhje me shumë ngjarje që kanë ndodhur muajt e fundit, e që si target e kanë pasur vet profilin e tij.

Qorrolli ka shkruar mes rreshtave se emri i tij ka qenë i lakuar nga shumë medie dhe deputetë, që përmes një gjuhe rrugaçërie kanë atakuar aspektin profesional të tij.

Në fund ai ka shkruar se drejtësia vonon por në fund triumfon.

Ky është postimi i tij i plotë:

Pokaq sa nje kategori portalesh, edhe deputete te perveçem kane perdorur gjuhe rrugaçerie ndaj personit tim — ne takimet e tyre brenda llojit — ne grupet parlamentare. Sidomos ajo kategori deputetesh, te cileve ne oret e tyre me te liga, u kam dalur ne ndihme njerezisht e personalisht.

Porosia ime e vetme per miqte e mi te vertetet: mendoni kur e ndihmoni dike e aq me teper kur e votoni.

Rrugaçet jane kalimtare — drejtesia triumfon heret a vone!


 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat