“Kosova e pavarur”, Panaotoviq i reagon Kandiqit

Lajme

“Kosova e pavarur”, Panaotoviq i reagon Kandiqit

Nga: F.B Më: 21 mars 2022 Në ora: 09:21
Bojan Panaotoviq

Sociologu Bojan Panaotoviq i reagoi kreut të Fondit për të drejta humanitare, Natasha Kandiç duke i thënë se Serbisë nuk i duhet një komik në arenë, lidhur me deklaratën se asnjë kandidat për president nuk e pranon realitetin se Kosova është shtet i pavarur nga viti 1999, duke e quajtur ofertë të keqe kandidaturat, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Ofertat e kandidaturave për president janë të këqija sepse asnjëri nga kandidatët nuk e pranon realitetin se Kosova është shtet i pavarur që nga viti 1999, u shpreh Kandiç.

“Duke mos parë verbërinë e saj politike që nuk e sheh se Kosova nuk ka karrige në OKB dhe nuk është anëtare e BE, partneritetit për paqe, as NATO e Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare sikurse që nuk e njohin as 5 vende të BE-së as anëtarët e përhershëm të KS, Kandiç sulmon dhe godet të gjithë kandidatët për president”, u shpreh Panaotoviq.

Sipas tij, kjo nuk është më e keqja që dëgjojmë nga ajo, pasi luftëtarja e drejtave të njeriut nënvizon se Serbisë i duhet një komik prej nga mund të nxirret se për Serbinë skenar ideal do të ishte skenari ukrainas!

“Kemi parë ndërthurjet politike atje kur komiku mori në drejtim vendin, deklarata e Kandiç korrespondon edhe me apelin e Bugajskit se Serbisë i duhet arena. Opinioni në Serbi duhet të dijë se ka të tillë që Serbisë i duan komik në krye edhe arena lufte. Problemi kësaj është se gjëra të tilla nuk përfundojnë me qeshje por me tragjedi, qytetarët duhet fuqishëm që mos të lejojnë skenar të tillë dhe të ruhet paqja edhe stabilitetit”. tha Panaotoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat