Vuçiq kërcënon Kosovën dhe Malin e Zi: Nesër do të marrin përgjigje me pasoja afatgjate

Lajme

Vuçiq kërcënon Kosovën dhe Malin e Zi: Nesër do të marrin përgjigje me pasoja afatgjate

Nga: F.B Më: 21 mars 2022 Në ora: 16:26
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se nesër në Këshillin e Sigurisë, Kosova dhe Mali i Zi do të marrin përgjigje që do kenë pasoja afatgjate, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai në tubimin parazgjedhor në Kikindë tha se në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Sigurisë do të bëhet fjalë për efektet e luftës dhe gjithçka që po ndodhë në Evropë edhe në botë.

"Prini shumëçka, sot qeveria malazeze (e atë nuk e pat bërë as Gjukanoviç) ka ndaluar votimet në Berane dhe vende të caktuara për zgjedhjet tona, qeveria Kurti ka kërkuar ta pranojmë pavarësinë e Kosovës për të organizuar zgjedhjet. Nesër Mali i Zi dhe Kosova do të marrin përgjigje e njerëzve serioz dhe përgjegjës, por do të jetë me pasoja afatgjata”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka shprehur edhe parashikimin e tij lidhur me konfliktin në Ukrainë dhe vlerësoi se nuk përjashtohen konflikte më të mëdha se vetëm të dy vendeve.

"Duhet të japim çdo gjë nga vetja, që njerëz të papërgjegjshëm mos të na shtyjnë në diçka të tillë”, tha ai.

Siç dihet për nesër në ora 12.00 Vuçiq ka thirr mbledhjen e Këshillit për Siguri kombëtare.

Tema e diskutimit pritet të jetë refuzimi i Albin Kurtit që zgjedhjet serbe të mbahen në Kosovë dhe kërcënimi me sanksione ndaj Serbisë dhe çështja e furnizimit me derivate edhe artikuj ushqimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat