Vuçiq diskuton me Patriarkun serb rreth Kosovës

Lajme

Vuçiq diskuton me Patriarkun serb rreth Kosovës

Më: 22 mars 2022 Në ora: 09:42
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e priti mbrëmë Patriarkun serb Porfirije me të cilin diskutoi për shumë sfida me të cilat aktualisht po përballet Serbia, ndërsa një prej temave të rëndësishme ishte edhe Kosova, është kumtuar nga kabineti i Vuçiqit pas takimit.

Vuçiq e njoftoi Patriarkun serb për vendimet e fundit të kreut të Kosovës, situatën në rajon, si dhe me sfidat me të cilat po përballet Serbia në dritën e ngjarjeve në Ukrainë.

Patriarku Porfirije “e informoi më hollësisht presidentin Vuçiq për sulmet ndaj Kishës Ortodokse Serbe dhe pronës së saj, veçanërisht në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së unitetit të komunitetit serb në Kosovë”.

Presidenti dhe Patriarku janë pajtuar se “obligimi me rëndësi më të madhe është ruajtja e paqes dhe stabilitetit” dhe se “në radhë të parë duhet të merren parasysh interesat kombëtare dhe shtetërore për të ruajtur të ardhmen e qëndrueshme të qytetarëve serbë”, pretendohet në kumtesën e kabinetit të Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat