Kryeministri malazez reagon pas deklaratës së Kurtit për demarkacionin

Lajme

Kryeministri malazez reagon pas deklaratës së Kurtit për demarkacionin

Më: 22 mars 2022 Në ora: 11:05
Zdravko Krivokapiq

Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se çështja e demarkacionit do të zgjidhet me qeverinë e re malazeze dhe në këtë mënyrë do të “korrigjohet gabimi” i bërë nga qeveritë e mëparshme të Kosovës duke “dhuruar 8200 hektarë”.

Krivokapiq e ka quajtur provokim të papranueshëm këtë deklaratë të kryeministrit Kurti, për të cilën ka thënë se shpreh aspirata të rrezikshme për të cenuar integritetin territorial të Malit të Zi.

Krivokapiq po ashtu ka thënë se ndaj kësaj deklarate po hesht i mandatuari për kryeministër, Dritan Abazoviq dhe nga presidenti i malit të Zi.

“Unë e konsideroj një provokim të papranueshëm deklaratën e zotit Kurti, deklaratë e cila shpall aspirata të rrezikshme për të cenuar integritetin territorial të Malit të Zi. Interesante është se nuk ka asnjë reagim nga presidenti i Malit të Zi dhe i mandatuari antikushtetues Dritan Abazoviq”, ka shkruar Krivokapiq në Twitter.

Gjatë ditës së djeshme, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se po e pret qeverinë e re në Mal të Zi që të fillojnë takimet e përbashkëta ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi, siç u zhvilluan me shtetet tjera të rajonit.

Temë diskutimi tha se do të jetë edhe çështja e Demarkacionit me këtë shtet, i ratifikuar katër vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat