Vllahoviq i reagon kryediplomatit malazez: Shteti fqinj nuk quhet “Kosovë e Metohi”

Lajme

Vllahoviq i reagon kryediplomatit malazez: Shteti fqinj nuk quhet “Kosovë e Metohi”

Më: 23 mars 2022 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi dhe njëherit i dërguar i ambasadorit në Washington, Miodrag Vllahoviq, e ka kritikuar ministrin aktual të Jashtëm të Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq, pasi iu referua Kosovës me termin “Kosovë e Metohi”.

Raduloviq përmes një deklarate iu referua Kosovës me termin për të cilin Vllahoviq e ka cilësuar si “diplomaci teletabis”.

Përmes një reagimi në Twitter, Vllahoviq, ka thënë që kjo është “injorancë dhe në kundërshtim me rregullat diplomatike”.

“Injoranca e ngjeshur në 19 sekonda: (1) “Personat e zhvendosur” nuk kanë ekzistuar që nga viti 2006; (2) Shteti fqinj nuk quhet Kosovë e Metohi; (3) “Ata dërguan një notë dhe MVP u përgjigj pozitivisht…” Ata shprehën një dëshirë! 🤡 Diplomacia Teletabis”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat