Rakiq: Kurti s’i do serbët në Kosovë, ai do luftë

Lajme

Rakiq: Kurti s’i do serbët në Kosovë, ai do luftë

Më: 24 mars 2022 Në ora: 19:58
Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë sot për Tanjug, me rastin e shkarkimit të Ljiljana Stevanoviqit nga pozita e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, se kryeministri Albin Kurti ka treguar se nuk i do serbët në Kosovë dhe se ai dëshiron luftë.

Këshilli Gjyqësor në Prishtinë ka suspenduar kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanoviq, për shkak se ka marrë pjesë në takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova të martën në Beograd.

Ndërsa sa i përket shkarkimit të Stevanoviq pati reagim edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili në një video të publikuar në Instagram u shpreh se me vendimin e shefit të Qeverisë së Kosovës, Kurti synon t’i sulmojë serbët kudo që janë.

“Me urdhër të Albin Kurtit, sot është shkarkuar nga institucionet kosovare, gjykatësja Biljana Stevanoviq. Për mëngjes (e premte) është përgatitur shkarkimi i të gjithë komandantëve të policisë, të cilët ishin në takimin e Këshillit të Sigurisë Nacionale në Beograd”.

“Me vendim të tij, ai synon të sulmojë serbët kudo që janë. Pro çka do që të bëni, Serbia është me popullin e saj”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat