Kjo është vajza nga Kosova që u pagëzua me emrin e ish-sekretares amerikane Albright

Lajme

Kjo është vajza nga Kosova që u pagëzua me emrin e ish-sekretares amerikane Albright

Më: 24 mars 2022 Në ora: 21:12
Medlina Bardhi dhe Madeleine Albright

Besnik Bardhi, është mjeku nga Gjakova, i cili vajzën e tij të parë e pagëzoi me emrin Medlina ashtu sikurse ish-sekretarja e shtetit amerikan Madeleine Albright.

“Arsyeja e pagëzimit me emrin Medlinë është shume e thjeshtë, ishte një gjest i vullnetit të mirë në shenjë falënderimi për gjithë atë që bënë USA për çlirimin e Kosovës nga kthetrat e okupatorit fashist serb”, tha babai i Medlines,  cili më profesion është specialist i otorinolaringologjisë.

Medlina Bardhi ka lindur me 1 nëntor 1999-të, momentalisht është duke studiuar në Universitetin shtetëror të Mjekësisë në Tiranë. Medlina ka lindur pas 7 dështimeve të njëpasnjëshme të çiftit Bardhi.

Image
Medlina Bardhi dhe Madeleine Albright

“Historia e emrit më ka ndjekur në çdo hap dhe sigurisht më ka shtyrë të hulumtoj mbi Amerikën si dhe për biografinë e zonjës Albright, të cilën e kam takuar dy herë në Prishtinë. Jam shumë krenare për emrin dhe gjithë historinë që mban pas”, tha Medlina Bardhi.

Përndryshe Medlina është takuar me zonjën Albright dy herë, herën e parë më 4 korrik 2005-të , ndërsa herën e dytë më 5 tetor 2012-të.

“Në takimin e dytë me të, m’ka tregu që e ka edhe një mbesë me emrin Madeleine, kemi fol për fakultet çfarë më intereson, edhe më ka premtu që herën tjetër do shihemi në SHBA”, shtoi tutje studentja për Insajderin

Specialisti i ORL-së, gjithashtu në vitin 2011-të ka publikuar një libër me titullin “Agoni e Shpresa”, vepër kjo e cila disa faqe i ka kushtuar pikërisht kësaj historie të emrit të vajzës. Libri i është dhuruar edhe zonjës Albright në takimin e dytë me të.

Ndërsa babai i Medlinës shtoi që historia e emrit të vajzës është përmendur edhe në shumë media amerikane të tilla si St. Petersburg dhe ato online.

Image
Medlina Bardhi dhe Madeleine Albright

 Gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA, Madeleine Albright ka vdekur dje në moshën 84 vjeçare. 

Ajo  shërbeu si Sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në 2001, nxiti zgjerimin e NATO’s drejt lindjes në ish-bllokun sovjetik dhe ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO’s në 1999 për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë

Besnik Bardhi tha se ky lajm i kishte prekur shumë familjarisht ata dhe se shqiptarët humbën një mike.

“Me dhembje te madhe mbrëmë pranova lajmin për vdekjen e mikes se shtrenjtë të shqiptareve, ish-Sekretarja e Shtetit, Albright. Shqiptaret humbën nje mike historike”

Image
Medlina Bardhi dhe Madeleine Albright
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat