Abazoviq flet për raportet me Kurtin dhe çështjen e demarkacionit

Lajme

Abazoviq flet për raportet me Kurtin dhe çështjen e demarkacionit

Më: 27 mars 2022 Në ora: 21:07
Dritan Abazoviq

Dritan Abazoviq, ka folur si mandatar për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, ndërsa sa i përket pozitës së kryeministrit, ai deklaroi, se do ketë raporte shumë të mira me shtetin e Kosovës.

Sipas tij, bashkëpunimi me shtetet e rajonit, mbetet një ndër gjërat më të rëndësishme në politikën e jashtme e Malit të Zi.

”Qëllim i një prej gjërave më të rëndësishme në politikën e jashtme të Malit të Zi është bashkëpunimi me të gjithë shtetet në rajon, normalisht edhe me Kosovë, patjetër”.

”Natyrisht, që ne, kur të instalojmë qeverinë e re, do të vazhdojmë edhe në mënyrë më të lartë të ngrisim relacionet në mes gjithë shteteve në rajon, kjo edhe ish tregu si çështje në nevojë posaçërisht në këto momente krize, se kemi invazionin rus në Ukrainë. Andaj duhet të jemi të sigurt që vetëm së bashkut, të gjithë shtetet e këtij rajonit, mund të sjellin një frymë të re në Europë”.

”Besoj që edhe me Qeverinë e Kosovës do të jenë raportet shumë të mira”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat