“Situata aktuale rreth Kosovës po shkon kryekëput kundër Serbisë”

Lajme

“Situata aktuale rreth Kosovës po shkon kryekëput kundër Serbisë”

Nga: F.B Më: 28 mars 2022 Në ora: 09:17
Sinisha Mali

Në një emision televiziv në kuadër të fushatës parazgjedhore ku merrnin pjesë ministri i financave të Serbisë Sinisha Mali, gjenerali Vladimir Lazareviç dhe avokati Goran Petronijeviç është diskutuar rreth situatës aktuale, por edhe çështjes së intervenimit të NATO-së dhe Kosovës, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Lazareviç ka thënë se qëllimi i intervenimit ishte shkëputja e Kosovës dhe jo ndryshimi i udhëheqjes në Serbi, duke akuzuar se në aksionin e NATO-së janë përdor edhe helme të luftës në dy lokacione Tankosiç edhe Sojevë.

Ndërsa avokati Petronijeviç ka cituar presidentin e dënuar nga Haga Millosheviç që ka deklaruar se NATO nuk sulmon Serbinë për shkak të tij, por për shkakun e Serbisë.

Sinisha Mali ka deklaruar se e gjithë situata aktuale kur flitet për Kosovën po shkon kundër Serbisë, pa sqaruar më tutje mendimin në cilin kuptim dhe përse.

“Kjo që bëjnë shqiptarët nuk është e rastësishme dhe atë pikërisht 7 ditë para zgjedhjeve në Serbi. E gjithë situata kur flitet për Kosovën po shkon kryekëput kundër Serbisë. Serbia është vendi më i madh në Ballkan, për shkak të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të gjithë mahniten me ne. Na duhet në çdo mënyrë të ruajmë paqen”, tha Mali,

“Ajo me çka po udhëhiqet dhe drejton presidenti Vuçiq është paqe dhe stabilitet, sepse secili vendim tjetër mund të sjell konflikte në Kosovë, të cilat konflikte nuk i duhen askujt. Andaj duhet të jemi të mençur dhe të ruajmë paqen dhe stabilitetin”, tha ai.

“A e ka dikush të paqartë akoma në vendin tonë , kush qëndron pas gjithë kësaj pos Evropës? Evropa ka nënshkruar marrëveshjen e Brukselit, Evropa nuk e respekton këtë marrëveshje”, ka thënë gjenerali serb Lazareviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat