Simboli “Z” i Rusisë u shfaq në Prizren, ja çfarë ndodhi pas raportimit të “Bota sot”

Lajme

Simboli “Z” i Rusisë u shfaq në Prizren, ja çfarë ndodhi pas raportimit të “Bota sot”

Nga: A.M. Më: 29 mars 2022 Në ora: 20:31
Simboli "Z" ne Prizren

Javën e kaluar gazeta “Bota sot” ka raportuar se në qytetin e Prizrenit janë shfaqur simbolet ruse që po përdorën në Ukrainë.

Këto simbole ruse ishin shfaqur në muret rrethuese të Qendrës sportive të Prizrenit.

Pas raportimit të këtij lajmi, “Bota sot” mëson se këto simbole janë fshirë.

Image
Pas raportimit të “Bota sot” fshihet simboli rus në Prizren

Ndryshe, këto simbole ruse janë shfaqur edhe në qytetet tjera të Kosovës, si në Mitrovicë dhe në Shtime.

Kurse, Ukraina sot ka kërkuar që personat të cilët e përdorin këtë simbol ruse të dënohen penalisht, pasi që po konsiderohen si mbështetje për luftën e Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat