Katër gra viktima të dhunës nga burrat në 24 orët e fundit

Lajme

Katër gra viktima të dhunës nga burrat në 24 orët e fundit

Më: 3 prill 2022 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Katër gra në qytete të ndryshme, kanë qenë viktima të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë.

Tre nga të dyshuarit për dhunë në familje ndaj këtyre viktimave janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa vetëm një është arrestuar dhe më pas dërguar në mbajtje.

Një nga rastet, siç njofton policia, ka ndodhur rreth orës 19:43 në Drenas, ku është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari i cili nën ndikim të alkoolit kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

“Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Një rast tjetër i dhunës në familje raportohet se ka ndodhur rreth orës 20:45 në Suharekë, ku është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari i cili në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurori, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Ndërsa, në Pejë, rreth orës 09:00 është arrestuar i dyshuari i cili nën ndikimin e alkoolit kishte ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Për dhunë në familje është shoqëruar në stacionin policor edhe një person në Gjakovë. I njëjti nën ndikim të alkoolit, ka ofenduar dhe kërcënuar ish-bashkëshorten e tij.

“Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat