Intervistohen udhëheqësit e Lëvizjes Qytetare Ura në Ulqin, mohojnë që u morën me blerje të votave

Lajme

Intervistohen udhëheqësit e Lëvizjes Qytetare Ura në Ulqin, mohojnë që u morën me blerje të votave

Më: 5 prill 2022 Në ora: 21:09
Ilustrim

Në Komunën e Ulqinit më 27 mars u mbajtën zgjedhjet vendore ku garuan 5 lista zgjedhore.

Në mesin e listave zgjedhore, pjesë ishte edhe Lëvizja Qytetare Ura që udhëhiqet nga Omer Bajraktari dhe Fatmir Djeka.

Të drejtën e votës e kishin mbi 20 mijë qytetarë të cilët votuan në 38 qendra të votimit.

Mirpo, Omer Bajraktari dhe Fatmir Djeka po akuzohen se në ditën e zgjedhjeve janë marr me blerje të votave bazuar në një video.

Lidhur më këto akuza këta të dy janë intervistuar nga Policia e Ulqinit.

Ata kanë mohuar se kanë rënë dakord për blerje të votave.

Sipas këtij mediumi,  videoja është bërë nga një anëtar i Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve (DUA) rivale për t’i dëmtuar ata përpara zgjedhjeve lokale në një qendër votimi.

Po ashtu është bërë e ditur se regjistrimi është dorëzuar dje në mediat malazeze dhe në fillim dëgjohet edhe zëri i kreut të ZRRE-së, Dritan Abazoviq.

Vetë Omer Bajraktari është deklaruar lidhur me këto akzuza ku ai i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet.

“I hodha poshtë të gjitha pretendimet për një audio incizim të montuar politikisht të konkursit tonë, të bashkëqytetarëve tanë, të individëve të parealizuar që duan të njollosin integritetin tim, familjet e mia, partitë e mia”, theksoi Bajraktari.

Ndërsa Fatmir Djeka është deklaruar se video është montuar.

“Është normale që video është montuar dhe më vjen mirë që nisi iniciativa për të zbuluar të vërtetën, është e vështirë të vihet njollë në fitoren tonë, sepse ajo fitore është e pastër, rreth pesë mijë vota, 43,44 për qind e Ulqinit. Qytetarët votuan për listën tonë”, tha Xheka

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat