Nga tash e tutje mund të dërgoni SMS falas në raste të emergjencave

Lajme

Nga tash e tutje mund të dërgoni SMS falas në raste të emergjencave

Më: 8 prill 2022 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Telekomi i Kosovës dhe IPKO nëpërmes memorandumit të mirëkuptimit, të nënshkruar sot, janë pajtuar që Telekomi i Kosovës dhe IPKO t’i ofrojnë AME-së shërbimet SMS për qytetarët.

Për të paralajmëruar apo alarmuar në raste të emergjencave, fatkeqësive apo krizave.

Me këtë rast, Telekomi i Kosovës dhe IPKO, në emër të bashkëpunimit, do të ofrojnë listën me numra nga databaza e të dhënave të klientëve për AME-në, pa pagesë dhe asnjë lloj kompensimi.

E cila do të përditësohet në baza mujore, në një mënyrë të përshtatshme për të cilën pajtohen palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat