​Sinani: Arifi e Salihu kryen puç, Presheva të shkojë në zgjedhje të reja

Lajme

​Sinani: Arifi e Salihu kryen puç, Presheva të shkojë në zgjedhje të reja

Më: 11 prill 2022 Në ora: 22:42
Ardita Sinani dhe Shaip Kamberi

Ardita Sinani është shkarkuar sot nga pozita e kryetares së Preshevës.

Ndonëse ajo kishte kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të vizitës në Kosovë, kryesuesi i Kuvendit Komunal Sami Salihu vendosi për mbajtjen e saj.

Në këtë seancë, përveç shkarkimit të Sinanit, kryetar i ri i komunës u zgjodh Shqiprim Arifi.

Kryetarja e deritanishme Ardita Sinani akuzoi, siç u shpreh, dy humbësit e zgjedhjeve Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu “për puç nga lart”.

“Nuk përfillën as Shqipërinë dhe Kosovën. Populli nuk i deshi për deputet. U hakmorën ndaj meje. Me gishta në Kuvend, pa vota të qytetarëve. Eliminuan politikisht Shaip Kamberin nga parlamenti dhe më rrëzuan mua nga kryetarja e Komunës. Realizuan skenarin. Karriget i morën, por eliminuan veten nga populli”, ka shkruar ajo në Facebook. 

Sinani konsideron se pushteti i ri në Preshevë është produkt i degradimit të politikës shqiptare në Luginë dhe se nevojiten zgjedhje të reja për ta ndërtuar një qeverisje legjitime.

“Puçistët nga lartë e kanë tashmë makth të përditshëm përballjen me popullin, prandaj edhe do ta bëjnë të pamundurën me shty deri në ditën e fundit ballafaqimin me kutitë e votimit. Ju të gjithë, që nuk pajtoheni sot me politikën puçiste të Shqiprim Arifit dhe Sami Salihut, ju ftoj të na bashkoheni, për t'iu bërë me dije nesër se Presheva dhe Lugina janë të preshevarëve dhe luginasve, e jo të individëve të pa përkrahur nga populli. Shumica jemi për një Luginë dhe Preshevë me politikë të përgjegjshme vendore, me unitet të brendshëm dhe në bashkërendim me Shqipërinë dhe Kosovën. Prandaj ne bashkërisht do të fitojmë dhe ata dy do të humbin”, ka shkruar Sinani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat