43 qytetarë u bënë për Emergjencë brenda 4-ditësh si pasojë e aksidenteve në trafik

Lajme

43 qytetarë u bënë për Emergjencë brenda 4-ditësh si pasojë e aksidenteve në trafik

Më: 12 prill 2022 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

43 persona, të lënduar në aksidente trafiku, kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën e Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë 4 ditëve të fundit, njofton SHSKUK.

“Trajtim mjekësor kërkuan edhe 715 pacientë tjerë, prej tyre 157 në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent, 97 në Dhomën e Shërbimin Kirurgjik dhe 279 në Dhomën e Shërbimit Internistik.

Gjatë kësaj kohe, mes numrit të përgjithshëm të pacientëve, që kanë kërkuar tretman në Klinikën e Emergjente.

Po ashtu, 175 raste ortopedike”, thuhet në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat