Jahja Kokaj përmend një yll me emrin "Shaban"

Lajme

Jahja Kokaj përmend një yll me emrin "Shaban"

Më: 12 prill 2022 Në ora: 15:46
Jahja Koka

Deputeti i LVV-së, Jahja Koka ka dhënë sqarimin e tij se çfarë nënkuptohet me hapjen e qiellit dhe kryqëzimin e yjeve, që nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj i përmendi kryeministrit Albin Kurti.

Jahja Kokaj tha se e ka borxh që t’ia sqaronte këto fenomene, Enver Hoxhës.

“Së pari lidhur me përmendjen time lidhur me një fenomen të cilin e përmendi profesor Hoxha. Unë kam një respekt të veçantë , e kam edhe borxh me i sqaru”, tha Kokaj.

E pas kësaj Kokaj filloi që të sqaronte fenomenin e hapjes së qiellit.

“Kur është fjala për hapjen e qiellit fenomeni natyror është iu bazuar në faktin që në mes të natës paraqitet dritë e befasueshme, e papritur, meqenëse nuk ekziston as dielli as hana. Ai është fenonen meqenëse dielli gjeneron një stuhi diellore magnetike, bëhet një fenomen kuantik në molekulat e atmosferës dhe gjenerohet në ngjyra të bukura, me një energji optike të madhe dhe këto quhen ‘aurora borealis'”, tha ai.

Tutje, ai vazhdoi që t’i sqaronte edhe fenomenin e “Yllit Polar”. Gjatë këtij sqarimi Kokaj përmendi edhe një yll të quajtur “Shaban”.

Deputeti Kokaj këtë replikë e konsideroi “nominim” nga kryeministri Albin Kurti.

“Kurse, yli pollar është yll që na shërben për orientim. Dhe ky orientim fal aktit që boshti I tokës është konstant. Megjithatë pas 13 mijë vitesh ndërron ai drejtim. Në të kaluarën ka qenë njëfarë ylli u quajtur ‘Thaban’ është faktikisht ‘Shaban’. Kurse më vonë në të ardhmen do të jetë një yll tjetër i quajtur Vega. Kjo është përgjigja lidhur me nomimin”, përfundoi ai.

Kujtojmë se gjatë debatit të sotëm për politikën e jashtme, Enver Hoxhaj tha se tani Kosova ka një mundësi për ndryshim të qasjes në politikë të jashtme, duke e përshkruar këtë si “hapje qielli” dhe pastaj rekomandoi që diplomacia kosovare të orientohet drejt një “ylli polar”.

“Meqë ka ndodhur një zhvendosje e madhe ndërkombëtare, e cila është për Kosovën një kohë e mundshme e vetmisë, izolimit, por e cila mund të jetë për Kosovën një mundësi shumë e madhe. Ne e kemi ftuar kryeministrin sot për të na treguar se çka do të bëjë për këtë mundësinë e madhe, në këtë dritare të re që ofrohet. E di që shumica e jush jeni me ramazan, tek myslimanët kësaj i thonë me u hap qielli. Njëherë hapet. Ka mundësin që qielli është hapur dhe unë po pres prej kryeministrit të del dhe na tregojë se çka me bë. Krishterët thonë me u kryqëzu yjet, prandaj ju kisha ftuar të diskutojmë për këto tema. Pa busullë, pa yll polar s’ka politikë të jashtme”, ka thënë Hoxha në foltoren e Kuvendit.

Kurse, Kurti tha se qeverisja e tij karakterizohet me dinjitet në përfaqësim jashtë vendit dhe strukturim të brendshëm në ministrinë përkatëse.

E për deklaratat e “qiellit” dhe “yllit” ai ftoi Jahja Kokën që të përgjigjet.

“Ne konsiderojmë që barazia arrihet pikërisht nëpërmjet përfaqësimit të dinjitetshëm dhe këtë gjë e kemi bërë. Orientimt tona gjeopolitike dhe vlerërore tanimë dihen dhe për këtë mund të përsëritemi, por s’është e nevojshme. Sa për atë “u hap qielli”, “u mbyll qielli”, “ylli polar”, unë nuk i di, po e ftoj profesor Jahja Kokën t’ju përgjigjet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat