“Kanë marrë 3 milionë euro”/ Pjesëtari i Grupit Kumanova reagon ndaj Hazirit, ka një thirrje për të

Lajme

“Kanë marrë 3 milionë euro”/ Pjesëtari i Grupit Kumanova reagon ndaj Hazirit, ka një thirrje për të

Më: 15 prill 2022 Në ora: 14:44
Rufki Dogani

Pjesëtari i Grupit Kumanova, Rufki Dogani ka reaguar ndaj shkrimit të analistit, Nexhat Haziri, publikuar në gazetën “Bota sot”, i cili deklaroi se ka prova konkrete se individë të grupit kanë pranuar 3 milionë euro.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë pjesë e asnjë pazari dhe i ka bërë thirrje Hazirit që t’i publikojë provat që thotë se i ka.

“Unë Rufki Dogani, si pjesë dhe i dënuar i “Grupit i Kumanovës” publikisht deklaroj se s’kam qenë pjesë e asnjë pazari dhe kurdisje politike që përmend z.Haziri, por kam pasur të vetmin qellim bashkimin e trojeve shqiptare dhe për këtë jam i dënuar dhe vuaj dënimin në burgjet e RMV”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë në Facebook:

Në lidhje me shkrimin e publikuar nga analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Nexhat Haziri, në portalin Bota Sot, në datë 12 prill 2022. Unë Rufki Dogan si pjesëtar dhe i dënuar i “Grupit të Kumonavës”, e ftoj publikisht që në lidhje me deklarimin e tij se ka prova konkrete se individë të caktuar të “Grupit të Kumanovës” kanë pranuar 3 milionë euro për kurdisjen e të ashtuquajturës betejë. I publikoj të gjitha provat dhe faktet pasi që “Grupi i Kumanovës” ka pasur edhe nga ato individë të cilët nuk di asgjë mbi kurdisjet politike dhe pagesat që mund të jenë bërë dhe se siç e citoj ish kryeministri i atëhershëm i RMV Nikolla Gruevski, “aty (në atë grup) ka persona që janë nisur për Shqipëri të Madhe”. E lus publikisht Nexhat Hazirin që në rast se ka prova të atilla t’i publikojë sa më shpejt që është e mundur që edhe opinioni i gjerë mbarëshqiptar të njoftohen me të gjitha pazaret dhe pisllëqet që janë bërë në kurriz të shqiptarëve. Në të ardhmen kur të përmend “Grupin e Kumanovës” mos e përmendi në tërësi por individualisht secilin person që ai mendon se ka qenë pjesë e planit keqdashës edhe të korruptuar të idealit kombëtar.

Unë Rufki Dogani, si pjesë dhe i dënuar i “Grupit i Kumanovës” publikisht deklaroj se s’kam qenë pjesë e asnjë pazari dhe kurdisje politike që përmend z.Haziri, por kam pasur të vetmin qëllim bashkimin e trojeve shqiptare dhe për këtë jam i dënuar dhe vuaj dënimin në burgjet e RMV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat