Ish-ushtari i UÇK-së: Shumica e dëshmorëve të rënë në Betejën e Llapashticës ishin agjërueshëm

Lajme

Ish-ushtari i UÇK-së: Shumica e dëshmorëve të rënë në Betejën e Llapashticës ishin agjërueshëm

Më: 16 prill 2022 Në ora: 08:20
Agim Gashi

Ramazani te shqiptarët ka qenë gjithmonë i një rëndësie të veçantë. Madje agjërimi nuk është lënë anash as në kohë lufte.

Ish-ushtari i UÇK-së Agim Gashi, që njëherësh ushtronte edhe detyrën e imamit në xhaminë e Llapashticës, ka rrëfyer në emisionin “Kandili” momente prekëse gjatë betejave në rajonin e Llapit.

Ai thotë se shumica e dëshmorëve të rënë në këtë betejë kanë qenë agjërueshëm, ndërsa thotë se iftar bënin me borë.

Edhe pse në cilësinë e imamit, Gashi thotë se ka kërkuar nga ushtarët që të prishnin agjërimin, një gjë të tillë nuk pranonin ta bënin.

Thotë se iftar e syfyr arrinin të hanin diku rreth orës 23:00, pavarësisht se iftari në atë kohë  ishte rrethores 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat