Drecun acarohet me Ushtrinë e Kosovës

Lajme

Drecun acarohet me Ushtrinë e Kosovës

Nga: F. B. Më: 16 prill 2022 Në ora: 13:17
Milovan Drecun

Prej fillimit të konfliktit në Ukrainë, Kosova po bënë fushatë për hyrjen në NATO me procedurë të përshpejtuar, për kinse frikës nga Serbia që akuzohet se po armatoset dhe se Rusia tenton destabilizimin e Ballkanit, tha kreu i Këshillit për Kosovën, Milovan Drecun.

“Prishtina duhet të bëjë hetime për akuzën e djeshme për seri të sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri dhe saktësisht të vërtetoj kush qëndron pas sulmeve e jo të bartet përgjegjësia mbi Beogradin”.

“Prishtina nën maskën e njësisë për intervenim kufitar në të cilën ndohen pjesëtar të njësisë speciale, që shpesh barten dhe ndërhyjnë në veri, mund të konfirmojnë kush është përgjegjës për sulmet. Për fat të mirë nuk ka pasur viktima dhe nuk duhet ngritur tensione, këtë Prishtina e bënë me qëllim”, tha ai.

Sipas Drecun nuk është interesi i Beogradit dhe Serbisë të destabilizohet situara në veri, sepse secilin destabilizim e paguan populli serb.

"Prishtina duhet të jetë e kujdesshme, KFOR të marr përgjegjësinë që takon dhe mos të lejoj ndërhyrjen e njësiteve speciale në veri të Kosovës. Prishtina këtë po e bënë qëllimshëm, nga njëra anë bën fushat propaganduese ndërlidhur me situatën në Ukrainë dhe qëllimeve të shpikura të Serbisë ndaj Kosovës, ndonëse ne jemi përcaktuar që problemin e Kosovës ta zgjidhim në rrugën paqësore edhe mënyrën politike", tha Drecun.

Prej fillimit të krizës ruso-ukrainase Prishtina po bënë fushatë rreth Serbisë që po armatoset dhe rrezikon Kosovën edhe rajonin, shtoi ai.

"Perëndimi ku është adresuar porosia që vjen nga Prishtina, e di si qëndrojnë gjërat. Serbia ushtarakisht është neutrale dhe duhet të vazhdoj forcimin e kapaciteteve mbrojtëse. Nuk mund të keni neutralitet nëse nuk keni ushtri që mund të mbroj në çdo kohë hapësirën tokësore e ajrore, në këtë kuptim Serbia siguron armatim defansiv", tha Drecun.

Ai shprehet se Serbia ka përjashtuar zgjidhjen e çështjes së Kosovës me rrugë të dhunshme përkatësisht përdorimin e forcave të armatosura. Por Prishtina po i ik dialogut në Bruksel dhe shfrytëzon situatën e ngarkuar dhe krijon atmosferë ku vazhdimi i dialogut duket i pamundshëm.

Kjo bëhet në prag të shqyrtimit 6 mujor të situatës, ku pritet të ftohen palët në dialog dhe arritjen e rezultatit në bisedime, ku OKB nuk është e kënaqur.

Drecun konsideron se mund të arrihet rezultat në dialog nëse ka vullnet nga palët.

"Pala e Beogradit, ka vullnet, po pala e Prishtinës jo. Nuk ka përparim në dialog sepse nuk do Prishtina. Prishtina na akuzon për armatim, por kjo është e drejta jonë për ngritje të kapaciteteve, duke fsheh synimin për armatosjen e FSK përkatësisht ushtrisë së ardhshme”.

Drecun shtoi se Kosova po armatoset e Kurti thotë se atë po bëjnë se Serbia po blen armë.

“Buxheti për FSK është shtuar 50 për qind dhe planifikohet 103 milion, pa harruar fondin për armatim dhe po punohet për sigurimin e tre helikopterëve ‘Bel’ minahedhës 105 mm . Po ashtu është arritur marrëveshja edhe për 4 fluturake të drejtuara nga largësia dhe dronë vëzhgues”.

"Serbia këtë e sheh si faktor të rrezikut ndaj popullit serb dhe në kundërshtim me rezolutën 1244. Ata po shfrytëzojnë situatën për të ndaluar procesin 10 vjeçar të transformimit të FSK në ushtri dhe përfitimin e donacioneve me arsyetimin e rrejshëm se dikush përgatit sulm në Kosovë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat