Deputeti Fitim Uka i reagon Arben Gashit: Llomotitjen ua kam lënë atyre që tashmë e kanë dëshmuar veten në këtë profesion

Lajme

Deputeti Fitim Uka i reagon Arben Gashit: Llomotitjen ua kam lënë atyre që tashmë e kanë dëshmuar veten në këtë profesion

Nga: V.N Më: 20 prill 2022 Në ora: 13:08
Fitim Uka

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka, në një reagim në Facebook, ka përgënjeshtruar deklaratat e Arben Gashit, i cili dje kishte deklaruar se në Vetëvendosje ka deputetë të cilët vetëm vijnë në seanca parlamentare, nënshkruhen dhe largohen.

Sipas aludimeve të Gashit, fjala ishte pikërisht për deputetin Uka, e që deputeti i LDK-së ishte munduar që të tërhiqte një diagonale mes rastit të tij dhe të Blerta Deliut.

Fitim Uka ndër të tjera ka shkruar se kontributi i tij në Kuvendin e Kosovës, nuk ka nevojë për prezantim sepse ajo është puna për të cilën ai edhe paguhet.

“Nuk është e vërtetë që unë nuk jap kontribut në Kuvendin e Kosovës. Por, llomotitjen, që nuk prodhon asnjë efekt përmbajtësor, ua kam lënë atyre që tashmë e kanë dëshmuar veten në këtë profesion. Sa i përket kontributit tim edhe “në javët e pasivizimit”, më duhet të them që kam lexuar, komentuar dhe dhënë rekomandimet e mija në disa ligje të rëndësishme për arsimin në Kosovë, përfshirë projektligjin për Arsimin e Lartë dhe projektligjin për Edukimin e Hershëm. Por, nuk pres mirënjohje për punën që paguhem dhe as nuk pres lëvdata për diçka të tillë”, ka shkruar Uka.

Ky është postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat