Vuçiqi i ankohet Lajçakut për Asociacionin

Lajme

Vuçiqi i ankohet Lajçakut për Asociacionin

Më: 20 prill 2022 Në ora: 15:01
Foto nga takimi

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka takuar sot presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Nga ky takim, emisari special, ka thënë se do të vazhdojë të jetë plotësisht i angazhuar në vazhdimin e dialogut të udhëhequr nga BE, pa vonesa të mëtejme.

Por, në këtë takim, presidenti serb, Vuçiq ka shfaqur ankesa, duke pretenduar se kanë kaluar nëntë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit, dhe sipas tij ende nuk ka progres në zbatimin e obligimeve të marra nga Prishtina, duke përmendur specifikisht, çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Siç shkruan tanjug.rs, tutje Lajçak ka shtuar se anëtarët e BE-së presin nga të dyja palët të zbatojnë gjithçka është rënë dakord në procesin e dialogut në 10 vjetët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat