Hapet aplikimi për mbështetje prej 100 eurosh për punëtorët, ja linku

Lajme

Hapet aplikimi për mbështetje prej 100 eurosh për punëtorët, ja linku

Më: 21 prill 2022 Në ora: 10:49
Ilustrim

Ministria e Financave ka hapur formën e aplikimit për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit. Aplikimi për mbështetje do të bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale të të punësuarit në vegëzen në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

“Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta, dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të përfituesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi”, thuhet në njoftim.

Kusht për kualifikim për mbështetje nga kjo masë është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore shkurt 2022.

“Punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022”, vijon komunikata.

Aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 21 prill deri më 20 maj 2022.

Në rast se të punësuarit dëshirojnë të verifikojnë nëse punëdhënësi i ka deklaruar si të punësuar në Administratën Tatimore të Kosovës për periudhën tatimore shkurt 2022, ashtu që të konfirmojmë se kualifikohen për mbështetje.

Të punësuarit e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit nuk kanë nevojë të aplikojnë sepse subvencionin do ta marrin me pagën e muajit prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat