Kroacia i frikësohet situatës në Ballkanin Perëndimor| Ekziston potencial serioz për jostabilitet

Lajme

Kroacia i frikësohet situatës në Ballkanin Perëndimor| Ekziston potencial serioz për jostabilitet

Më: 21 prill 2022 Në ora: 18:01
Grlic Radman

Ekziston një potencial serioz për jostabilitet në Ballkanin Perëndimor, pasi zona është në terren testimi për “ofertimin gjeostrategjik”, kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Kroacisë, Grlic Radman.

Ky i fundit, para gazetarëve ka deklaruar se po bëjnë gjithçka që është e mundur, që pasojat e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, “të mos përhapen në Ballkanin Perëndimor”,.

“Fatkeqësisht, ekziston ende, një potencial që të krijohet jostabilitet në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.

Ndryshe, që prej fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, ka pasur shumë raportime për rrezik të destabilizimit të Ballkanit Perëndimor.

Për këtë arsye, Kosova i ka bërë thirrje NATO-s që ta pranojë si anëtare me procedurë të përshpejtuar.

Sidoqoftë, zyrtarë të kësaj aleance disa herë kanë konfirmuar se një gjë e tillë nuk është e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat