​Sinani: Rivotimi në Tërnoc është votim kundër degradimit të organizimit politik të shqiptarëve

Lajme

​Sinani: Rivotimi në Tërnoc është votim kundër degradimit të organizimit politik të shqiptarëve

Më: 22 prill 2022 Në ora: 23:49
Ardita Sinani

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se rivotimi për zgjedhje parlamentare në Tërnoc është mundësi që nuk duhet humbur, pasi është referendum kundër atyre që nuk e duan përfaqësimin sipas interesave tona.

Sipas saj, ky është votim kundër degradimit të organizimit politik të shqiptarëve.

“Të gjithë për deputetin. Është votim përtej Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës. Është Referendum kundër atyre që nuk duan të kemi përfaqësim sipas interesave tona.

Prandaj edhe duhet të votojmë masivisht. Prandaj edhe duhet të fitojmë”, ka shkruar ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat