Faton Bislimi merr pjesë në funeralin e Albright

Lajme

Faton Bislimi merr pjesë në funeralin e Albright

Më: 27 prill 2022 Në ora: 08:19
Madeleine Albright dhe Faton Bislimi

Sot po i jepet lamtumira e fundit mikes së madhe të Kosovës, zonjës që bëri historinë si femra e parë në krye të diplomacisë amerikane, Sekretarës së Shtetit, Madeleine Albright! Jam jashtëzakonisht i nderuar që pas pak ore do jem i pranishëm në Katedralen Nacionale të Washingtonit në ceremoninë mortore për znj. Albright.

Anipse tani nuk mbaj ndonjë pozitë shtetërore, por kam mbi dy dekada angazhim të sinqertë, punë me nderë, dhe përkushtim vetmohues me miqtë tanë në Washington, DC përmes dhe falë Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane të udhëhequr nga Kongresisti Joe DioGuardi e znj. Shirley Cloyes DioGuardi (të cilëve kurrë s'mund t'iu dalim hakesh)!

Prandaj, të jem sot në këtë ngjarje ku eulogjinë kryesore do e mbajë Presidenti Biden, bashkë me ish-Presidentin Clinton e ish-Sekretaren e Shtetit Hilary Clinton, në praninë edhe të ish-Presidentit Obama, znj. Michelle Obama, Sekretarit të Shtetit Blinken, ish-Skretares së Shtetit Rice e shumë personaliteteve të tjera amerikane, për mua është më shumë se nder -- është besatim për punë edhe më shumë për vendin tonë e kombin tonë.

Miqësia jonë unike me Amerikën e ndërtuar me shumë mund, sakrificë e kontribut të paçmueshëm të mërgatës sonë kudo e veçanërisht kësaj në SHBA, nën lidershipin e Ligës Qytetare, mbetet edhe sot e kësaj dite udha e vetme e sigurtë për të ardhmen tonë si komb, dhe fuqizimin e Kosovës si Republikë e re! Zoti e bekoftë Kosovën dhe kombin shqiptar!

Zoti i bekoftë SHBA-të dhe miqtë tanë kudo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat