Sadri Ramabaja ‘kapet’ me Berat Buzhalën, ja si e quan

Lajme

Sadri Ramabaja ‘kapet’ me Berat Buzhalën, ja si e quan

Nga: N. Sh. Më: 27 prill 2022 Në ora: 17:12
Berat Buzhala dhe Sadri Ramabaja

Analisti politik, dr. Sadri Ramabaja, përmes një postimi në facebook, e ka quajtur gazetarin Berat Buzhala, analfabet.

Kjo pasi, përmes një cicërime në tëiter, Buzhala ka thënë se, gjoja Ramabaja ka shkruar për Luftën e Tretë Botërore.

Mirëpo, Ramabaja thotë se ai vetëm e ka citua një deklaratë të Ministrit të Jashtëm rus, Lavrov.

Postimi i plotë:

Në statusin tim të fundit citova një deklaratë të MJ rus Lavrov.

Berat Buzhala në një cicërim të tij në tëitter, si lexues tipik gjysmëanalfabet, e citues total analfabet, shkruan se gjoja unë paskam shkruar për Luftën e Tretë Botërore!

Nëse provimit të PISA-s do t'i nënshtroheshin edhe gazetarët si puna e BB, athua sa do të ngelnin në klasë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat