A punon me urdhra të Putinit, kështu përgjigjet njeriu i Vuçiqit

Lajme

A punon me urdhra të Putinit, kështu përgjigjet njeriu i Vuçiqit

Më: 29 prill 2022 Në ora: 22:14
Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik

Zyrtarët amerikanë po përpiqen të inskenojnë se situata në Bosnje dhe Hercegovinë është e rrezikshme se ka krizë, por nuk po thonë të vërtetën”, tha sot anëtari serb i Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik.

Njeriu i Vuçiqit tha se lidhja e situatës në Bosnjë me Ukrainën dhe se si ai punon me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin, është “një gënjeshtër e pabesueshme dhe e plotë”.

“Ne kemi interesat tona, qëndrimet tona, Republika Srpska, Kushtetuta, ne po luftojmë për Kushtetutën, ne nuk po bëjmë asgjë tjetër”, tha Dodik, sipas Radio Televizionit të Republikës Srpska.

“Mund të jetë kushdo, përfshirë amerikanët, por ne duhet të themi të vërtetën dhe çfarë e thanë ata nuk ishte e vërtetë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat