Dritan Abazoviç vishet me fanellë të Kosovës në festivalin e Ulqinit

Lajme

Dritan Abazoviç vishet me fanellë të Kosovës në festivalin e Ulqinit

Më: 3 maj 2022 Në ora: 00:52
Dritan Abazoviç

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është shfaqur sonte në festivalin #mayfest, festival ky që hap edhe sezonin turistik për qytetin e Ulqinit në Malin e Zi 

Kryeministri fillimisht kishte shkruar një status në facebook ku e kishte lavdëruar këtë festival. Në të njëjtën kohë ai i kishte ftuar turistët që ta vizitojnë shtetin e tij. 

E gjatë natës së vonë, Abazoviç është parë me organizatorin e këtij eventi të përvitshëm në Malin e Zi, të ashtuquajturin ministrinë e “kënaqësisë” së Kosovës Arian Henci. 

Henci shihet duke e prezantuar Dritanin në skenë teksa ai ka të veshur një xhaketë sportive të ekipit kombëtarë të Kosovës.

Këtë video mund ta ndiqni duke klikuar KËTU.

Pasi e vesh, Abazovic shihet duke bërë me duar në drejtim të Kosova, ashtu si shkruan në fanellë. 

Më herët, Abazovic ka shkruar se #mayfest është një festival që shpërndan kënaqësi, optimizëm dhe pozitivitet. 

“Mijëra të rinj në #mayfest në Ulqin që hapin sezonin turistik! Shumë kënaqësi, optimizëm dhe pozitivitet. Mirësevini në vendin e bukurive jo reale! Po, Mali i Zi !”, ka shkruar Abazovic.       

Kujtojmë se #mayfest në Ulqin është një event që realizohet çdo vit dhe shënon fillimin e sezonit turistik në qytetin bregdetar shqiptar të Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat