BE i ofron Serbisë të bëjë vetëvrasje kombëtare – Trifkoviç flet për njohjen e ndërsjellë dhe planet gjermane të ferrit

Lajme

BE i ofron Serbisë të bëjë vetëvrasje kombëtare – Trifkoviç flet për njohjen e ndërsjellë dhe planet gjermane të ferrit

Nga: F. B. Më: 3 maj 2022 Në ora: 10:34
Srgja Trifkoviç

Historiani dhe publicisti prof. dr. Srgja Trifkoviç deklaroi se kërkesat e BE-së për imponimin e sanksioneve ndaj Rusisë nuk janë shoqëruar me karrotë, sipas tij BE i ofron Serbisë të bëjë vetëvrasje kombëtare, ku potencohet njohja e ndërsjellë, duke cilësuar plane gjermane të ferrit, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

“Ata thonë se Serbia duhet, këtë e kemi dëgjuar nga ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit se Serbia duhet të pranoj parimin e njohjes së ndërsjellë me shtetin e Kosovës. Veç termini i njohjes së ndërsjellë është imitues dhe i pafytyrë për Serbinë sepse ajo implikon sikur Serbia do të njihet nga ai vend, në të njëjtën kohë kërkesat për sanksione nuk janë shoqëruar me asnjë karrotë”, tha ai.

Trfkoviç është shprehur se Serbia kurrë nuk do të hyj në BE.

“Me fjalë tjera, tregimi për rrugën evropiane të Serbisë është gënjeshtër, unë mund të jem figura e vetme në politikën serbe në skenë tash e 22 vjet, që nga 5 tetori 2000, që përsëris se Serbia kurrë nuk do të hyj në BE. Përherë në këtë kam pas argumente, pse do të ndodhë ashtu: ata janë para së gjithave të natyrës kulturore, sepse vendet kyçe në BE të udhëhequra nga Gjermania tek Serbia shohin therë në sy dhe shkatërruesin e politikës dhe planeve gjeo-politike. Serbët mund të integrohen vetëm nëse pranojnë gjenocidin në Srebrenicë se Kisha Ortodokse Serbe është faktor rrënues që duhen të veçohen kishat në Kosovë e Mal të Zi. Pra nëse kryen vetëvrasje kombëtare, andaj për asnjë çmim nuk duhet pranuar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, sepse çmimi material e këtij hapi do ishte katastrofal për Serbinë dhe humbje e kapitalit që ka nga vitet 90-ta”, konsideron Srgja Trifkoviç.

Ai shprehet se votuesit evropian kanë humbur fuqinë e vendosjes për fatin e vetë.

“Ajo që po ndodhë me Evropa do të shprehet përpara apo pas në disponimin e votuesve të zakonshëm evropian, kur t kuptojnë çmimin e diktati amerikan dhe kur ta kuptojnë kur të ftohen pak shpirtat e histerisë kundër-ruse deri në çfarë mase kanë humb fuqinë e vendosjes për fatin e vetë duke u shndërrua në satelit të hegjemonisë transatlantike”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat