Për çka u arrestua Fjolla Morina? – Policia e Kosovës jep detaje

Lajme

Për çka u arrestua Fjolla Morina? – Policia e Kosovës jep detaje

Më: 4 maj 2022 Në ora: 20:19
Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar sot në Prishtinë, por e njëjta tashmë është liruar.

Kështu ka konfirmuar avokati i këngëtares Fjolla Morine, Fanol Krasnqi.

Lidhura me rastin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha në një prononcim  ka thënë se Morina është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar

“Lidhur me personin e apostrofuar nga ana juaj, e njëjta është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marr parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit e njëjta është lënë e lirë. Për detaje tjera luteni që të ju adresoheni organeve të drejtësisë”, ka thënë Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat