Klinaku paralajmëron protesta nëse hiqen veteranët nga rritja e pagës minimale

Lajme

Klinaku paralajmëron protesta nëse hiqen veteranët nga rritja e pagës minimale

Më: 5 maj 2022 Në ora: 09:40
Klinaku

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar protesta nëse në seancën e sotme të kuvendit, sipas tij, tentohet të ndryshohen ligje që t’i heqin veteranët e luftës ng arritja e pagës minimale.

Klinaku, qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti e ka quajtur mashtruese, teksa tha se me këtë veprim ata [qeveria] do të bënin shkelje kushtetuese.

“Prandaj, deputetë të nderuar, ju bëj thirrje që mos t’iu përdor Albin Kurti si mashë e kundër vlerave të lirisë, dhe ta keni parasysh se kjo gjë do të kundërshtohet me protesta nga ana jonë”, ka shkruar Klinaku.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e radhës plenare, ku në pikën e pestë të rendit të ditës është shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhura personale vjetore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat