Drejtori i Policisë takohet me drejtoreshën ekzekutive të EUROPOL-it, flasin për luftën ndaj krimit

Lajme

Drejtori i Policisë takohet me drejtoreshën ekzekutive të EUROPOL-it, flasin për luftën ndaj krimit

Më: 5 maj 2022 Në ora: 12:11
Foto nga takimi

Drejtori i përgjithshëm i policisë, Samedin Mehmeti është takuar me drejtoreshën ekzekutive të EUROPOL-it, Catherine De Bolle.

Ata diskutuan për tema të rëndësishme me interes të përbashkët, përfshirë edhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme si dhe shkëmbimin e informacioneve të cilat ndërlidhen me luftën ndaj krimit dhe sigurisë së përgjithshme, e që i referohen marrëveshjes ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it të arritur në shtator të vitit të kaluar për kanalin e sigurt të komunikimit.

Nga të dy palët u vlerësua si një takim mjaft i frytshëm dhe pozitiv, i cili do të rrisë edhe më tej bashkëpunimin e ndërsjellë.

Mehmeti dhe De Bolle u takuan në konferencën rajonale të drejtorëve të policisë e cila po mbahet në Shkup, e që i dedikohet luftës ndaj krimit të organizuar, sfidave dhe mbështetjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat