Trajkoviq: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol do të ndodhë së shpejti

Lajme

Trajkoviq: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol do të ndodhë së shpejti

Më: 12 maj 2022 Në ora: 20:21
Rada Trajkoviq

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është informuar për kandidaturën e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë qëndrimit të tij në Berlin, por në një konferencë për media me kancelarin gjerman, Olaf Scholz ai heshti për komentin e kancelarit Scholz i cili tha se Serbia nuk do të largohet nga Këshilli i Evropës nëse Kosova pranohet”.

Kështu është shprehur për “Danas” politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq.

Ajo vë në dukje se, në dijeninë e saj, Vuçiq pranoi shumë nga kërkesat e Gjermanisë, duke përfshirë heqjen e Marrëveshjes së Uashingtonit, për të cilën ai i ishte zotuar administratës së Uashingtonit.

Pritet që Kosova të aplikojë sërish për Interpolin dhe UNESCO-n”, ka shtuar Tajkoviq.

Kujtojmë se Kosova sot ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kërkesën për anëtarësim e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Këshilli i Evropës është institucioni më i vjetër i të drejtave të njeriut në Evropë që bashkon demokracitë nga i gjithë kontinenti për të mbrojtur të drejtat e njeriut.

Ky institucion i cili është themeluar në vitin 1949, ka seli në Strasburg të Francës. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

Ndryshe, Rusia gjatë javëve të kaluara është larguar nga Këshilli i Evropës pas pushtimit në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat