Deputetja e Bosnjes, deputetëve shqiptarë: Turp ju qoftë

Lajme

Deputetja e Bosnjes, deputetëve shqiptarë: Turp ju qoftë

Më: 13 maj 2022 Në ora: 00:19
Sabina Çudiq

Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka kaluar rezolutën që njeh gjenocidin e Serbisë të kryer në Srebrenicë.

Me këtë rast ka reaguar deputetja e Bosnje dhe Hercegovinës Sabina Çudiq.

Ajo tha se është patetike ta mbash anën e Serbisë dhe Rusisë.

Çudiq theksoi se deputetët shqiptarë e kanë poshtëruar vetën.

Deputetja boshnjake shtoi se veprimi i tyre nuk do të harrohet.

“Turp për ju 51 deputetët shqiptarë që iu bashkuat sot mohuesve të gjenocidit të Srebrenicës. Patetike dhe servilizuese të mbash anën e Rusisë dhe Serbisë në një anë krejtësisht të gabueshme të historisë. Ju poshtëruat veten dhe dërguat mesazh dëshpërues për BeH, Kosovën dhe botën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat