Si u bë Hashim Thaçi drejtor politik i UÇK-së, flet bashkëpunëtori i tij

Lajme

Si u bë Hashim Thaçi drejtor politik i UÇK-së, flet bashkëpunëtori i tij

Më: 15 maj 2022 Në ora: 19:23
Hashim Thaçi

Tash e disa kohë ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjendet në Dhomat e Specializuara të Hagës, por jeta dhe veprimtaria e tij si politike ashtu edhe ajo atdhetare e ushtarake nuk ndalet së komentuari.

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, në emisionin n’Demos ka shpalosur rrëfime gjysmë shekullore e që kanë të bëjnë me periudhën më të lavdishme të shtetit të Kosovës.

Në një pjesë të kësaj periudhe, Bardhyl Mahmuti flet edhe për njohjen me ish-drejtorin politik të UÇK-së, Hashim Thaçin.

Ai gjatë këtij rrëfimi, tregon se si është vendosur Thaçi në këtë pozitë duke shpalosur detaje edhe për drejtorinë politike të asaj kohe.

“Është çështje që është vendosur në atë kohë, Hashim Thaçi ka qenë brenda vendit, kanë qenë diskutimet e brendshme në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë as edhe një herë nuk e kam pyet Jakup Krasniqin, që e kam mik shumë të mirë se sa e di unë ai asnjëherë nuk ka qenë i angazhuar në LPK. Ramë Buja ka qenë gjithashtu edhe në LDK”, ka deklaruar ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së.

“Çështja e drejtorisë politike është shtruar në kuadër të UÇK-së për me kriju pikërisht hapësirën e pëfaqësimit. Si drejtori politke kemi arritur të dëshmojmë se jemi një forcë reale në terren, se jemi një forcë nacional-çlirimtare dhe jo terroriste siç na quante Serbia. Dhe me fakte të pakontestueshme është pranuar varianti ynë i asaj se çka po ndodhë në Kosovë”, ka shtuar ai.

Këtu mund ta ndiqni rrëfimin e tij të plotë:

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat