Pendarovski takon Kurtin në Davos, bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve fqinjësore

Lajme

Pendarovski takon Kurtin në Davos, bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve fqinjësore

Më: 24 maj 2022 Në ora: 16:18
Foto nga takimi

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Davos ka zhvilluar takim me kryeministri e Kosovës, Albin Kurti, kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez Perez-Castejon dhe princin e Lihteshtajnit, Alois dhe politikanin dhe ish-zëvendëspresidenti e SHBA-ve Al Gore.

“Falënderojmë kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez Perez-Castejn për mbështetjen parimore të Spanjës për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, rikonfirmuam përpjekjet e përbashkëta për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore, në interes të perspektivave të përbashkëta evropiane.

Me Princin Alois nga Lihtenshtajni diskutuam zhvillimet aktuale politike dhe ekonomike në Evropë si dhe efektet në ekonomitë në EFTA, anëtar i së cilës është Lihtenshtajni”, njofton Pendarovski përmes profilit të tij në Facebook.

Pendarovski gjithashtu njofton se në takimin me politikanin amerikan dhe ish-zëvendëspresidentin e SHBA-së, Al Gore, shkëmbyem mendime për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut përmes prizmit të zhvillimeve aktuale në Evropë dhe botë, si dhe nevojën për intensifikimin e marrëdhënieve transatlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat