Nesër në ora 15:00 varroset babai i Hysni Gucatit

Lajme

Nesër në ora 15:00 varroset babai i Hysni Gucatit

Më: 27 maj 2022 Në ora: 17:51
Musli Gucati

Pas një sëmundje të gjatë, sot ka ndërruar jetë babai i kreut të OVL-UÇK’së, Hysni Gucati.

Njoftimin për vdekjen e gjyshit të tij e ka bërë djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati.

Varrimi i të ndjerit Avdullah Hasan Gucatit do të bëhet nesër në ora 15:00, në varrezat e fshatit Marinë që gjenden afër kompleksit memorial të dëshmorëve.

Ende nuk dihet  nëse Gucati do të lejohet të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Demokracia.com ka dërguar pyetje në Gjykatën Speciale por ata nuk janë përgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat