Nxënësve nga Prishtina u kërkohen nga 6 euro për ekskurzion në Podujevë, ankohen prindërit

Lajme

Nxënësve nga Prishtina u kërkohen nga 6 euro për ekskurzion në Podujevë, ankohen prindërit

Më: 27 maj 2022 Në ora: 23:44
Ilustrim

Nxënësve të shkollës “Nazim Gafurri” në Prishtinë u është kërkuar të paguajnë 6 euro për një ekskurzion në Podujevë, ku kanë vizituar kompleksin memorial “Zahir Pajaziti”, për ku, në kushte normale, bileta njëdrejtimëshe kushton vetëm 50 centë.

Media ka raportuar se për këtë eskursion, nxënësit paguan nga 6 euro dhe në total kjo shëtitje kushtoi 1,320 euro.

Por, kjo shumë e parave po ju duket e lartë prindërve të tyre.

Kjo dëshmohet edhe përmes një mesazhi që njëri prind, e ka dërguar në redaksi.

Njëjtë mendojnë edhe disa prindër të tjerë, të cilët para kamerave nuk kanë dashur të pronocohen.

Por, prapa tyre e pohojnë se 6 euro është shumë e lartë për një eskursion të tillë.

Në anën tjetër, nga drejtoria e shkollës “Nazim Gafurri” nuk e mohojnë idenë e organizimit të një eskursion të tillë.

Megjithatë, ata e mohojnë faktin që shkolla t’u ketë kërkuar nxënësve një shumë të tillë.

Gjatë të premtes, televizioni ka dërguar pyetje edhe në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prishtinë, për t’i pyetur nëse ky institucion ka pasur koordinim me shkollën “Nazim Gafurri” për organizimin e këtij eskursioni, mirëpo të njëjtit, nuk kanë kthyer përgjigje.

Sipas informacioneve të televizionit, bileta njëdrejtimshe, nga kryeqyteti deri në Orllan, lokacioni ku gjendet kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti”, kushton vetëm një euro e 50 cent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat