Ministri i jashtëm kroat Grliç Radman: Ballkani i hapur nuk ka mundësi operative si procesi i Berlinit

Lajme

Ministri i jashtëm kroat Grliç Radman: Ballkani i hapur nuk ka mundësi operative si procesi i Berlinit

Nga: F.B Më: 30 maj 2022 Në ora: 09:04
Grliç Radman
BE mbështet secilën iniciativë ndërkombëtare që nënkupton gjithë përfshirje, por Ballkani i hapur nuk ka mundësi operative sikur procesi i Berlinit, ka thënë ministri i jashtëm kroat Grliç Radman.

Qëndrimi i Kroacisë dhe BE-së është mbështetja e secilës iniciativë si pjesë të rrugës evropiane edhe euro-atlantike dhe përfshirjen e të gjitha vendeve të rajonit.

"Nëse ka dyfishim të proceseve, atëherë duhet fokusuar në iniciativa që kanë vlera të shtuara. Kur flitet për Ballkanin e hapur dhe tregun e përbashkët, ajo përfshin vetëm tri vende, duhet të ketë gjithë-përfshirje dhe realizim të disa interesave. Më duket se ajo nuk ka mundësi operative si iniciativa në kuadër të procesit të Berlinit që parasheh zbatim më të madh dhe koordinim me BE. Mendoj se procesi i Berlinit është iniciativë e mirë dhe ne e mbështesim fuqishëm” tha ai.

Ai u ndërlidh edhe me situatën e krijuar nga kriza në Ukrainë dhe dënimin e fuqishëm të agresionit rus dhe regjimeve jodemokratike, duke nënvizuar nevojën për harmonizimin e plotë të politikës së jashtme nëse dëshirohet anëtarësim në BE, duke theksuar se tek një vend shohim mungon harmonizimi në disa segmente.

"Ballkani perëndimor ende është hapësirë e lëndueshme” tha Radman, duke shtuar se qëllimi duhet të jetë hapja e kësaj hapësire për gjeneratat e reja që mos të jenë të ngarkuara me të kaluarën dhe çështjet e hapura.

"Përgjegjësia është në elita politike që duhet të angazhohen në bisedime edhe zgjidhjen e çështjeve të hapura në interes të qytetarëve. Të hapen faqe të reja në interes të qytetarëve të Ballkanit, politikanët prandaj duhet të jenë ura që lidhin e jo që ndajnë, kjo nuk ka alternativ” tha Grliç Radman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat