Abazoviq për takimin e Ohrit: Po shkojmë si mysafir, jo për t’u anëtarësuar në “Ballkanin e Hapur”

Lajme

Abazoviq për takimin e Ohrit: Po shkojmë si mysafir, jo për t’u anëtarësuar në “Ballkanin e Hapur”

Më: 30 maj 2022 Në ora: 14:18
Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka folur për takimin e Ohrit, duke thënë se synimi i Malit të Zi është Bashkimi Evropian.

“Qëllimi ynë më i madh i politikës së jashtme është anëtarësimi i plotë në BE. Ne nuk jemi të interesuar për ndonjë zëvendësim për këtë. Por, çdo gjë që mund të përdorim si mekanizëm për të arritur këtë qëllim është e pranueshme për ne. Nëse ka politikanë nga vende të ndryshme të Ballkanit që shkojnë në takime dhe flasin kundër dikujt tjetër ose kundër një vendi tjetër, kjo Qeveri nuk do ta bëjë këtë. Nëse mund të ndërtojmë bashkëpunim me të gjithë, kontributi ynë do të jetë aty. E keni dëgjuar edhe zotin Lajçak, ideja është që të kemi më shumë bashkëpunim”, tha Abazoviq.

Abazoviq u shpreh se në takimin e Ohrit nuk po shkojnë për t’u anëtarësuar në “Ballkanin e Hapur”, shkruan Kosovo-online.

“Ne nuk po shkojmë atje për t’u anëtarësuar në Open Balkans, po shkojmë si mysafirë, si vëzhgues për momentin. Do të shqyrtojmë gjithçka që është e mirë për vendin tonë. Nëse rezulton se janë në favor të synimeve tona të politikës së jashtme, nuk kam asgjë kundër bashkimit të plotë të nismës. Nëse jo, atëherë do të shohim se si do të organizohemi”.

“Mendoj se në Mal të Zi duhet të jenë të lumtur të gjithë ata që mendojnë mirë për rajonin, përfshirë edhe Malin e Zi, që më në fund të kemi bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha vendet e rajonit. Sigurisht që ka njerëz që kujdesen për këtë, të cilëve u vjen keq që nuk arritën dot, por qeveria patjetër do të udhëheqë fundin e një politike gjithëpërfshirëse, pajtimi, duke krijuar marrëdhënie më të mira me të gjitha vendet e rajonit. Mendoj se jemi në një rrugë shumë të mirë”, tha ndër të tjera Abazoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat