Në kërkesë nga Kosova për Ministren e Shqipërisë, Manastirliu

Lajme

Në kërkesë nga Kosova për Ministren e Shqipërisë, Manastirliu

Më: 30 maj 2022 Në ora: 16:34
Nehat Islami

Gazetari i mirënjohur, Nehat Islami, i cili ndër të tjera njihet si “doajeni i gazetarisë shqiptare për Lindjen e Mesme”,  përmes nje letre ka një thirrje tepër humane për Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu.

Sherbimet e homodializës në Kosovë ofrohen falas pa pagese, për shtetasit nga Kosova por edhe ato nga Shqipëria. Ndërkohë në Shqipëri nuk ndodhë kështu.

Qytetarët janë të detyruar të paguajnë 120 euro vetëm për një ditë.

Gazetari Islami, ka një thirrjen për qeverinë shqiptare, vecanterisht për Ministren Manastirliu, që kjo kosto e papërballueshme të hiqet e të ofrohet falas si në Kosovë.

Letra e plotë:

E nderuara Zonja Ogerta Manastirliu,

Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale të Republikës së Shqipërisë

Ne,një grup i të shtruar në  hemodializë në të gjitha spitalet e Republikës së Kosovës, po Ju drejtohemi me një lutje që  të merrni në shqyrtim këtë  kërkesë.

Edhe ne kemi nevojë ti kalojmë disa ditë pushimi në bregdetin e bukur shqiptar, por për shkak të çmimit të lartë që duhet ta paguajmë për një  hemodializë, që shkon gjerë 120 euro vetëm për një ditë, detyrohemi të qëndrojmë në shtëpi dhe të ndahemi nga anëtarët tjerë të familjes që shkojnë pa brenga në pushime.

 Besojmë se Ju jeni të informuar se që nga paslufta e vitit 1999, në të gjitha spitalet e Kosovës vijnë cdo ditë nga Shqipëria mbi 70 pacientë për hemodializë dhe nuk paguajnë asgjë. Ky është një hap vllazëror, por vetëm në një drejtim.

Po Ju lutemi që ta shqyrtoni këtë kërkesë tonën dhe në koordinim me Ministrin kosovar të shëndetësisë, të na mundësoni që edhe ne të kryejmë nga disa hemodializa në vit, pa pagesë në spitalet e Shqipërisë, kur të gjendemi në pushime verore në Shqipëri.

Me nderime, Nehat Islami, gazetar në pension

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat