Serbët e Kosovës udhëtuan në Beograd në mbështetje të Vuçiqit në ditën e betimit për mandatin e ri

Lajme

Serbët e Kosovës udhëtuan në Beograd në mbështetje të Vuçiqit në ditën e betimit për mandatin e ri

Nga: F. B. Më: 31 maj 2022 Në ora: 08:47
Serbët e Kosovës

Burime nga veriu i Mitrovicës kanë konfirmuar se sot herët disa autobus me qytetarë serb janë nisur për në Beograd siç kanë thënë në mbështetje të presidentit Vuçiq, që sot do të jap betimin para përbërjes së vjetër të Kuvendit të Serbisë, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Mësohet se serbët që udhëtuan mes orës 3 dhe 4 në mëngjes nga veriu i Mitrovicës dhe Leposaviqi kanë deklaruar se nuk e patën të vështirë të ngritën në këtë orë dhe të udhëtojnë për të mbështetur Vuçiqin, sepse sipas tyre ai ishte përherë me ta kur ata kishin më së shumti nevojë dhe presin që kështu të jetë edhe në mandatin e ri, që pritet ta nis sot me betimin para Kuvendit.

Ata janë të bindur se Vuçiq edhe në mandatin që po nis do të përpiqet edhe luftojë për interesat nacionale serbe në Kosovë.

Serbët që udhëtuan për në Beograd bartnin edhe disa transparente ndër të cilat në disa shkruante “President Vuçiq e gjithë Kosova është me ty”, "President të faleminderit që po ruan Kosovën tonë” dhe "Përderisa është Vuçiq , do të ketë serb në Kosovë".

Pritet që 150 deri 200 qytetarë serb nga Kosova të marrin pjesë në tubimin para Kuvendit të Serbisë, ku do të mbahet betimi Vuçiqit , ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues politik të serbëve dhe ata nga Lista Serbe, ndërkohë që thuhet se ata janë organizuar vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat