Shtyhet seanca në rastin e Ivanoviqit, shkak edhe vrasja e avokatit Bigoviq

Lajme

Shtyhet seanca në rastin e Ivanoviqit, shkak edhe vrasja e avokatit Bigoviq

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 15:35
Oliver Ivanoviq

Vrasja e avokatit Milan Bigoviq, javën e kaluar në Mitrovicë, ka bërë që të shtyhet seanca e sotme e planifikuar të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin e vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq.

Bigoviq që u vra me të birin, ndërsa i dyshuar është një tjetër djalë i tij, kishte qenë i angazhuar në në këtë rast.

Lajmin e ka bërë të ditur për KosovaPress avokati Musa Damati, mbrojtës i njërit nga të dyshuarit në proces.

Sipas tij, përveç kësaj, arsye tjetër për shtyrjen e seancës është edhe vlerësimi i sigurisë së dëshmitarit anonim, i cili pati deklaruar në seancën e kaluar se ndihet i rrezikuar. Kjo, derisa ëhstë marrë masë lehtësuese për disa të akuzuar.

“Edhe masa e paraburgimit e cila ka ekzistuar për më shumë se 40 muaj në këtë rast për disa të akuzuar, është zëvendësuar sot me masën e arrestit shtëpiak”, ka thënë Damati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat