Ministrat e Kosovës vizituan pikëkalimet kufitare Jarinje e Bernjak, Lista Serbe thotë se kjo është provokim

Lajme

Ministrat e Kosovës vizituan pikëkalimet kufitare Jarinje e Bernjak, Lista Serbe thotë se kjo është provokim

Nga: F.B. Më: 5 qershor 2022 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Mediet serbe kanë reaguar në vizitën që ministri i mbrojtjes Armend Mehaj dhe ai i brendshëm Xhelal Sveçla kanë bërë në vendkalimet kufitare në Bernjak dhe Jarinje, siç shkruan “Kossev”, Lista Serbe ka vlerësuar se qëndrimi i tyre në veriun e Kosovës dhe mjediset e pastra me serb është provokim, transmeton “Bota Sot”.

“Rritja dhe angazhimi i pa ndaluar i njësive të policisë së Kosovës, evitimi i kontrabandës dhe kontrolli efikas i kufirit po japin rezultate” ka shkruar ministri Sveçla në faqen e tij Facebook.

Sveçla ka shtuar se së bashku me Mehajn kanë  vizituar dy pikat e kalimit kufitar në të cilat është duke u përmbushur marrëveshja, por nuk ka njoftuar cila marrëveshje.

“Mbetemi të përkushtuar në ndërtimin dhe forcimin e kapaciteteve tona dhe qëllimin të vendosjes së sundimit të ligjit në secilin kënd të vendit tonë” porositi Sveçla.

Lista Serbe ka reaguar duke e quajtur qëndrimin e ministrave Mehaj e Sveçla në veri si provokim të organizuar nga Prishtina.

Qytetarët janë të shqetësuar dhe bëjnë pyetje ë çfarë cilësie ministri i mbrojtjes Mehaj ishte në mjediset serbe, çfarë shkaku, kush e ftoi dhe ku mori pajtimin për hyrje në veri të Kosovës”, ka shkruar LS në kumtesën për medie.

Nga LS thonë se nuk bëhet fjalë për vizitë të zakonshme por provokim dhe “qytetarët me të drejt kërkojnë ndalimin e provokimeve, që bëhen në atë zonë”.

Ardhja e zyrtarëve të lart të Kosovës në veri në vitet e fundit ishte më shumë në raste të veçantë se aktivitet i rregullt. Marrëveshja e fundit e arritur për tabelat ishte kur përfundoi protesta, asokohe Sveçla kishte vizituar edhe Jarinjen edhe Bernjakun.

Edhe pse kanë kaluar 6 muaj dhe grupet punues janë takuar shumë herë ende nuk ka marrëveshje lidhur me tabelat dhe vazhdon regjimi i tiketave ngjitëse.

Ndërkohë ministri i mbrojtjes Mehaj herën e fundit në veriun e Kosovës ishte me 3 maj kur në veri të Mitrovicës, Zubin Potok dhe Leposaviq vizitoi familje të personave të rënë që ishin pjesë e UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat