Tri shtete ndalojnë fluturimin e Lavrovit për në Beograd

Lajme

Tri shtete ndalojnë fluturimin e Lavrovit për në Beograd

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 18:12
Sergei Lavrov

Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nuk do ta lejojnë hapësirën ajrore për ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov – i cili sipas agjendës pritet ta vizitojë Beogradin më 6 e 7 qershor.

Siç shkruan danas këto shtete s’do ta lejojnë hapësirën ajrore për transportin e kryediplomatit rus.

Me logjistikën e udhëtimit të Lavrovit është duke u marrë vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Të dielën, kryeministrja serbe, Anna Brnabiq ka deklaruar se është e rëndësishme që në këtë kohë Serbinë ta vizitojë kryediplomati rus, por edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

E vetë Vuçiq kishte paralajmëruar vështirësi për vizitën e Lavrovit.

“Është e mundur që gjithçka të jetë mirë, dhe ka mundësi që të mos jetë. A është gjithçka e planifikuar? Gjithçka është planifikuar”, kishte thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat