Reagon kompania ku punonte 30-vjeçari që u mbyt nga lisi në Prishtinë

Lajme

Reagon kompania ku punonte 30-vjeçari që u mbyt nga lisi në Prishtinë

Nga: N. Sh. Më: 7 qershor 2022 Në ora: 10:38
Erdin Haxhiu

Gjatë ditës sëdjeshme, Erdin Haxhiu 30-vjeç humbi jetën dje tragjikisht në Prishtinë.

Ai u zu nga lisi në lagjen Pejton gjatë kohës kur vendi u përfshi me stuhi, shi e erëra të forta.

Kompania “Scardian Sigurime”, aty ku punonte viktima, ka shprehur ngushëllime.

Postimi i plotë:

Njoftim!

Të nderuar klient dhe qytetarë,

Ju njoftojmë se dje, me datën 06.06.2022, tragjikisht ka ndërruar jetë punonjësi i kompanisë sonë, kolegu Erdin Blakçori Haxhiu.

Me pikëllim të thellë shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, shoqërinë, kolegët dhe të gjithë të afërmit e tij!

Urtësia, mirësia dhe virtytet e larta për punën që Erdinin e karakterizonin, do t’i kujtojmë përherë dhe me plot mall!

Sinqerisht,
Scardian Sigurime

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat