Debat i tensionuar mes Gecit e Krasniqit që kalon në personale

Lajme

Debat i tensionuar mes Gecit e Krasniqit që kalon në personale

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 12:02
Gani Geci dhe Dardan Krasniqi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi është përplasu mbrëmë në një emision me Gani Gecin.

Duke folur për protestën e veteranëve që është mbajtur dje, këta të dy kanë kaluar debatin në personale duke përmendur probleme familjare.

Ishte i pari Krasniqi që ia kishte përmendur Gecit rastin e Sandokanit, kurse më vonë Geci ia përmend disa raste edhe atij.

Gani Geci ia përmend Krasniqit disa vrasje në familjen e tij që sipas tij kanë ndodhur pas luftës në një restorant.

“Vrasjet që kanë ndodhur në familjen tende pas luftës. Jeni vrarë atje nja katër a pesë”, thotë Geci.

Ndërsa Dardan Krasniqi i thotë se ato janë shpifje dhe sipas tij nuk ka ndodhur asnjë vrasje.

“Nuk janë vra asnjë, kjo është shpifje nuk është vrarë asnjë. Ka manipuluar pushteti”, thotë ai duke shtuar se familja e tij ka dhënë dëshmorin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat