Varhej: Ballkani i hapur mund të jetë mundësi për përshpejtim në rrugën rajonale drejt BE-së

Lajme

Varhej: Ballkani i hapur mund të jetë mundësi për përshpejtim në rrugën rajonale drejt BE-së

Nga: F. B. Më: 8 qershor 2022 Në ora: 22:11
Oliver Varhej
Komisari Evropian për zgjerim Oliver Varhej ka deklaruar  se iniciativa Ballkani i hapur mund të jetë mundësi për përshpejtim të rrugës rajonale drejt Bashkimit Evropian, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Mendoj se Ballkani i hapur nuk është vetëm ide e mirë, ajo është edhe mundësi që rajoni të ndryshojë realitetin, të tejkalojë sfidat para të cilave ndodhet. Kjo iniciativë mund të jetë mundësi për përshpejtim të rrugës drejt BE-së” tha Varhej, që po mori pjesë në Samitin Ballkani i Hapur në Ohër.

Ai ka shtuar se kishte kënaqësi kur për herë të parë dëgjoi për Shengenin e vogël përkatësisht për Ballkanin e hapur, si arritje me rëndësi që ka dal nga vetë rajoni dhe jo nga BE apo ShBA.

Varhej ka shprehur bindjen se rajoni mund të krijoj një të tretën e GjDP-së së vetë vetëm me integrimin për çka ka potencial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat