Ish ushtari i batalionit “Atlantiku” takon krerët e UÇK-së në Gjykatën Speciale

Lajme

Ish ushtari i batalionit “Atlantiku” takon krerët e UÇK-së në Gjykatën Speciale

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 13:27
Uk Lushi

Ish ushtari i batalionit “Atlantiku”, Uk Lushi ka bërë të ditur se ka vizituar në Gjykatën Speciale ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lushi në një postim në Facebook bën të ditur se është takuar me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Ai thotë se ka qenë i bindur që në Gjykatën Speciale përmes një procesi fer, njerëzit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm ashtu siç janë. Fatkeqësisht, ky proces po kalon me shkelje të rënda të drejtave të njeriut, me procedura të paprecedent.

“Sërish kalova Atlantikun për t’u takuar me UÇK-në. Kalova një ditë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn në Hagë.

Kam qenë i bindur që në Gjykatën Speciale përmes një procesi fer, njerëzit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm ashtu siç janë. Fatkeqësisht, ky proces po kalon me shkelje të rënda të drejtave të njeriut, me procedura të paprecedent.

Beteja në Hagë është betejë për mbrojtjen e interesit nacional. Haga duhet të na bashkojë rreth luftës së popullit të Kosovës për liri dhe përparim. Nuk ka forcë që mund ta ndryshojë historinë e Kosovës”, shkruan ish ushtari i batalionit “Atlantiku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat